AAK reagon për qëndrimin e Grenellit lidhur me shkëmbimin e territoreve
Reagimi i të dërguarit Special të presidentit Trump, Richard Grenell për lajmin se ai dhe administrata e SHBA-ve përkrahin shkëmbimin e territoreve, i ka pëlqyer zyrtarit të lartë të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri me anë të një postimi në Twitter ka thënë se plani për shkëmbimin e territoreve është i rrezikshëm dhe minon të arriturat e Kosovës.
Madje, sipas tij, shkëmbimi i territoreve nuk mund të arrihet kurrë përmes paqes.
“Plani i shkëmbimit të territoreve është një ide e rrezikshme që minon arritjet e Kosovës dhe vret aspiratat e shtetit tonë për anëtarësim NATO dhe BE. Për më tepër, shkëmbimi i territoreve nuk do të bëhet kurrë me një instrument të marrëveshjes së paqes, por një gjenerues i konflikteve të qëndrueshme. Faleminderit RichardGrenell për reagimin tuaj të shpejtë”, ka shkruar Tahiri.