“Djemtë e Agim Veliut janë shfrenuar nga frika e humbjes së pushtetit”
Kandidati për kryetar në Podujevë nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar LDK-së në Podujevë duke i thënë se janë duke dezinformuar publikun, e në veçanti Bulliqi ka cekur djemtë e Agim Veliut, me pretekstin se këta janë duke u shfrenuar me shpifje ndaj VV’së.
Ai tha se janë dezinformata ato të cilat janë përmendur se Bulliqi ka për qëllim të ç’rrënjosë rugovizmin në Llap.
Bulliqi thotë se VV-ja dëshiron në këtë komunë të ç’rrënjos hajninë dhe keq qeverisjen në Llap.