E dhimbshme: I afërmi i familjes Bllaca shihet në lot
Gjilani u trondit sot nga vrasja e pesë anëtarëve të familjes Bllaca.
Vrasja dyshohet se u krye nga një anëtare brenda familjes, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta si dhe motivet nuk dihen.
Ngjarja ka prekur opinionin e gjerë, ndërsa një i afërm i familjes është parë duke qarë, i prekur thellë nga humbja e të afërmve të tij.
Komuna e Gjilanit ka shpallur një ditë zie si pasojë e humbjes së pesë qytetarëve të këtij qyteti.
Prokuroria po punon për zbardhjen e rastit.