Haziri: Obligimet e varrimit të familjes Bllaca i marr unë përsipër
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se gjithë organizimet e ceremonisë së varrimit për familjen Bllaca, do t’i merr përsipër.
“Jam me ekipin e Mjekësisë Ligjore. Më duhet të merrem me familjen për organizimin e varrimit. Po, krejt ceremoninë e varrimit dhe obligimet e familjes Bllaca i marrë unë mbi vete” ka thënë Haziri.
Sot në lagjen Bujana të Gjilanit, ndodhi një vrasje e shumëfishtë.
Në këtë tragjedi një zyrtare policore i ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas edhe vetën.