Nuk e di ç’është politika, poezia e ministrit Abdixhiku që po bën bujë në rrjete sociale
Dy poezi të ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikut, janë publikuar sot në rrjetin social Facebook.
Poezitë, që datojnë nga shkolla fillore e Abdixhikut, kanë nxitur reagime të shumta. Poezitë që flasin për mosdijen e ministrit për politikën, janë publikuar nga Shkodran Hoti, komentues në rrjetin social Facebook.
“Dy poezi të hershme të ministrit Lumir Abdixhiku.E para shpalos shpirtin e tij patriotik, shpirt i tij që vërehet edhe sot pavarësisht luftës me komandanta. E dyta flet se si Lumi nuk e din çka është politika, gjë që qëndron edhe në momentin që po flasim”, ka shkruar Hoti.