Trupat e pajetë të familjes Bllaca transportohen në Prishtinë për obduksion
Trupat e pajetë të familjes Bllaca po transportohen për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në vrasjen e shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan të vdekur kanë mbetur 5 anëtarë të familjes Bllaca.
Pesë trupat e pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes Bllaca.
Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.