“Reciprociteti pa taksë nuk vlen fare”
Ish-Zëvendësministri i Financave dhe ish-kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, në cilësinë e ekspertit të fushës, ka sqaruar dallimin substancial në mes të taksës ndaj mallrave serbe dhe reciprocitetit, masë kjo e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, pas heqjes së taksës.
Gashi, përmes një postimi në facebook, ka sqaruar vetëm efektin ekonomik të taksës Haradinaj, si monedhë e fortë përballë Serbisë.
“Taksa është monedhë e shtetësisë dhe aplikim i një mase shtetërore për mbrojtje të shtetësisë. Vetëdijesim për palën serbe. Pra është masë ndëshkuese legjitime që Kosova i bënë Serbisë shantazhuese”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i Gashit:
“Pa politikë – Taksa është monedhë shtetërore, nuk është arsyetim nëse na thoni se nuk e keni pasur premtim fushate, hiç nuk ka lidhje!
Reciprociteti të inkuadrohet si shtesë mbi taksën.
Përndryshe asgjë nuk ka ndodhur.
Ja përse!? Po ju flas dallimin Taksë dhe Reciprocitet:
Taksa është monedhë e shtetësisë dhe aplikim i një mase shtetërore për mbrojtje të shtetësisë. Vetëdijesim për palën serbe. Pra është masë ndëshkuese legjitime që Kosova i bënë Serbisë shantazhuese.
E reciprociteti pa taksë, që të kuptohet më mirë nga të gjithë i bie që: Serbia lejon që malli Kosovar të kalojë atje dhe me këtë na obligon ne si Kosovë tja lëmë mallin e saj të kalojë tek ne.
Përpos dëmit politik në tryezë, shifra e dëmit ekonomik do të duket kështu:
Serbia ti lejon 13 milion euro ti eksportosh si Kosovë për një vit, sepse, ne aq jemi, kaq kemi kaçik, dhe me këtë, automatikisht të detyron ty, tja lejosh që ajo ti fus në Kosovë nga 1 milion e 200 mijë euro në ditë, siç ka ndodhur deri para taksës. Pra kjo është shumë e thjesht dhe e interpretuar mirë dhe Albini, dhe Vjosa, dhe Abdullahu e dijnë këtë, nuk kam dyshim. Tani, sa Albini dhe të tjerët do ti përballojnë kësaj, mbetet të shihet”, ka shkruar Gashi./FaktePlus