Prokuroria mohon versionin e fqinjëve për vrasjen e shumëfishtë në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit, ku një policie dyshohet se ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas veten.
Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.
Fqinjët kanë thënë se vëllai i madh ka qëlluar me armë fillimisht babanë dhe nënën, e po ashtu vëllanë e vogël, kurse Valdete Bllaca më pas ka shtënë mbi vëllanë e madh dhe veten.
Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i ka thënë lajmi.net, se kjo nuk është e vërtetë dhe se në vendin e ngjarjes i polices tashmë të ndjerë i është gjetur revolja.
“Jo nuk është e vërtetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një revole, e cila iu ka gjetur polices. Për momentin nuk ka ndonjë provë tjetër”, ka treguar Xheladini.
Theksojmë se disa orë më parë, prokurori Arben Kadriu, deklaroi se revolja me të cilën është kryer ky krim është zyrtare e Policisë së Kosovës./FaktePlus