Ata që nuk u kujtuan në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës (VIDEO)
Ishte e vetmja shtatore që u vizitua nga zyrtarët qeveritarë për nderë të 12-të vjetorit të pavarësisë.
Të prirë nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, disa ministra dhe anëtarë të tjerë të LDK-së pak minuta pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së flamurit bënë homazhe para shtatores së ish- Presidentit Ibrahim Rugova.
Këtij delegacioni nuk iu bashkua edhe Kryeministri Albin Kurti.
E kryeministri edhe pse me aktivitete të shumta kishte harruar t’i vizitonte edhe shtatoret e figurave të rëndësishme që kontribuuan në shtetndërtimin e Kosovës.
Asnjëra nga to nuk u vizitua nga krerët shtetërorë.
Shtatorja e Bill Clinton dhe Medline Albright janë këto figura të cilat iu dha rëndësi vetëm kur ato u ndërtuan dhe nuk u nderuan asnjëherë nga zyrtarët qeveritarë në ditë të rëndësishme siç është përvjetorët e pavarësisë së Kosovës.
Madje ndaj neglizhencës së krerëve shtetërorë të cilët nuk e vizituan as parkun “Heroinat” kishte reaguar edhe Vafsije Krasniqi.
Në 12 vjetorin e Pavarësisë ajo dhe viktimat e tjera të dhunës seksuale u harruan tërësisht edhe nga Qeveria e udhëhequr nga Kurti.
Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, ka shkruar në Tëitter se disa gjëra nuk ndryshojnë, duke aluduar në ndërrimin e qeverisë, por që edhe këta po veprojnë në mënyrë të njëjtë si ajo e kaluara, duke i anashkaluar krejtësisht homazhet tek memoriali ‘Heroinat’.
Por viktimat e dhunës sëksuale gjatë viteve të luftës në Kosovë u kujtuan nga ideatori i monumentit të “NEW BORN-it”, ai tha se pamja e re e “NEW BORN-it” do të trajtoj viktimat e abuzimit sek’sual sepse është temë shumë e ndjeshme që per vite me radhe nuk është trajtuar, dhe është lënë nash nga institucionet duke mos i trajtuar me dinjitet këta persona.
E për ta vizituar këtë monument kishin ardhur njerëz të shumtë si nga vendi ashtu edhe nga bota ata thanë se ajo cfarë simbolion pamja e re e NEW BORN-it është një mesazh shumë i fuqishëm dhe dhimbshëm për Kosovën.
Nuk kam qenë ndonjëherë në përvjetoret e tjera të pavarsisë së Kosovës. Nuk po e kuptoj saktësisht se cila është arsyeJA pse e kanë ngjyrosur në kete mënyrë por e di se “New Born – i” ringjyroset pothuajse çdo vit. Por e di që ky monument është bërë për pavarsi, si një rilindje e Kosovws.
Ndërsa kretet shteterore bënë homazhe në “Prekaz” tek varri i Ibrahim Rugoves, dhe ai i Adem Demaqit./FaktePlus