Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror
Garda Ceremoniale e FSK-së ka ngritur flamurin shtetëror të Kosovës në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit.
Gjatë ceremonisë të pranishëm kanë qenë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë më pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Kjo është ceremonia e parë zyrtare për nder të 17 Shkurtit, ndërsa dita do të shënohet edhe me një mori aktivitetesh të tjera.