Pamja e re e New Born-it prezantohet në ora 13:00
Me fillim nga ora 13:00 sot do të bëhet prezantimi i Obeliskut New Born që mbrëmë mori pamje të re.
New Born këtë vit mori pamje më ndryshe, ku dominon ngjyra e zezë, e që i kushtohet viktimave të abuzimit seksuale gjatë konflikteve anembanë botës, transmeton Indeksonline.
Punimet përfunduan mbrëmë kurse sot pritet edhe të zbulohet e gjithë puna e realizuar nga kreatori Fisnik Ismaili dhe bashkëpunëtorët e tij.