Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 shkallësh
Ishulli iranian “Qeshm” në Gjirin Persik është goditur një tërmet me magnitudë 5,8 shkallësh, kanë njoftuar mediet iraniane.
Guvernatori i ishullit “Qeshm”, Alirezza Nasri, tha për agjencinë Irna se deri më tani nuk ka raportime për viktima duke shtuar se ka çarje të mureve të ndërtesave.
Agjencia gjeologjike e ShBA-së (Shteteve të Bashkuara të Amerikës), ka regjistruar lëkundjet në këtë ishull në 5,8 shkallë të Rihterit