Haxhiu akuzon presidentin Thaçi, i del në mbrojtje Kollçakut
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dal në mbrojtje të bashkëpartiakës së saj, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila mbrëmë ka shpërndarë një shkrim të një analisti serb i cili thotë se Albin Kurti nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së
Kjo deklaratë e deputetes Kollçaku, bëri që të shpërthejnë kritikat dhe akuzat në drejtim të saj.Ndërsa, Haxhiu, ka kërkuar ndaljen e abuzimit të imazhit të saj, duke e quajtur të ndershme e me kontribut qytetar.
Ajo ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për nxitje të njerëzve kundër deputetes Kollçaku. Madje, sipas saj, Thaçi është mbështetës i ideve të presidentit serb Aleksandar Vuqiq.
Postimi i plotë:
Znj. Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb. Duhet të ndalet abuzimi me imazhin e një njeriu të ndershëm, e me kontribut qytetar e politik.
Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar.
Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit.I nderuar president, juve duhet të kërkoni falje. Dhe është koha të punojmë për koordinim të qëndrimeve kombëtare, e jo për të mbjellë përçarje.