Haradinaj ngjitet në majën e Shalës së Bajgorës
Ramush Haradinaj ka vendosur që ditën e sotme ta kalojë duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës.
Ai bashkë me bashkëshorten, Anitën, dhe fëmijët e tij janë ngjitur në majën e Shalës së Bajgorës.
Këtë e bëri të ditur vetë ish-kryeministri, përmes postimit të disa fotografive në Facebook.
Fotot i publikoi me mbishkrimin “Sot, ngjitëm Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgorës. Falemnderit për mikpritjen Bekim Shyti”.