As qeveria aktuale nuk iu përgjigjet kërkesave të SHBA-së për heqjen e taksës
Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po insiston në reciprocitet, kërkesat për heqje të taksës nuk kanë të ndalur.
Para konferencës së Mynihut, heqje të taksës kërkoi sekretari i shtetit, Mike Pompeo, i cili i shkroi letër Kurtit.
“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi Pompeo përmes letrës. Ndërsa, i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, po kërkon heqje të taksës pa reciprocitet.
Kërkesës së sekretarit të shtetit amerikan, nuk po iu është përgjigjet askush nga Qeveria e Kosovës.
Lajmi.net ka dërguar pyetje për këtë çështje, mirëpo nuk ka marr përgjigje gjatë këtyre ditëve.
Por, analisti politik në vend, Rasim Alija mendon se rezultati përfundimtar do të jetë heqja e taksës.
Alija në një prononcim për lajmi.net ka thënë se problemi i taksës nuk është vetëm problem i jashtë politikë, por edhe i brendshëm, duke ju referuar kundërshtimeve të opozitës, veçanërisht AAK-së për heqjen e taksës.
“Kjo çështja e taksës, jo vetëm që është problem politik i jashtëm për Kosovën, por është problem edhe i brendshme. Në rast të heqjes së taksës, problemi politikë është në pjesën opozitare, në këtë rast në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. sjellja e AAK-së në këtë rast është që vendosja e taksës shihet si diçka që është bërë nga AAK dhe nga ish kryeministri Haradinaj, pra është përvetësuar në aspektin e vendosjes si taksë. Plus qëndrimi opozitar edhe i partive tjera si Nisma edhe PDK-ja, mund t’i sjellin goxha kokqarje Kurtit në rast të një vendimi për heqjen e taksës. Unë mendoj që produkti final, rezultati përfundimtar do të jetë heqja e taksës, ndoshta jo aq shpejt sa presim mirëpo, gjatë prillit ose majit do të jetë koha kur edhe qeveria do ta merr një vendim edhe do të kemi një lloj heqje të taksës. Deri atëherë do të shfrytëzohet një tranzicion dhe përgatitje për vendosjen e reciprocitetit, marrë këtu parasysh edhe këtë pjesën tjetër që është e rëndësishme që Z.Kurti ka garuar në zgjedhjet e 6 tetori me idenë e heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit”, ka thënë Alija.
Por se sa do të mund të arrihet reciprocitet në praktikë, Alija mendon se vendosja e masës së reciprocitetit varet shumë nga një plan konkret që e bënë qeveria, “një planë të detajuar të menduar mirë dhe mbi të gjitha t’i paraprijë në Kuvend një debat pozitë opozitë”.
“SHBA-të kanë pasur edhe gjatë vendosjes së taksë kritika ndaj z.Haradinaj ose presionet e ndryshme që i janë bërë. E rëndësishme është sjellja jonë gjatë dy viteve të kaluar, kemi parë që marrëdhëniet me dashje ose pa dashje kanë shkuar duke u zbehur. Pra, nuk varet gjithçka nga Departamenti amerikan, dhe jo gjithçka mund t’ju pëlqej amerikanëve në këtë rast. Jam i bindur që Z.Kurti do të mund t’i rezistojë kësaj pjese të presioneve, sepse në rast se nuk do të mund t’i rezistonte dhe do të mund të kishim një situatë ku nuk do të ishte as taksa as reciprociteti, pastaj aspekti i jashtëm do të mund të rregulloheshin, do të rregulloheshin marrëdhëniet me amerikanet potencialisht, mirëpo marrëdhëniet brenda do t’i kishte të përgjysmuara, në këtë rast do të përballej me një nivel në rritje të opozitarizmit, e do ta kishte përball edhe opozitën si një forcë mjaftë destabilizuese, prandaj duhet të mendohet mirë qasja edhe jashtë mirëpo edhe brenda, në mënyrë që të mos ketë skenarë ku do të pengohej puna dhe do të bllokohej Kuvendi. Pra janë plotë elemente që duhet marr parasyshë”, ka thënë tutje Alija.