Aksident me të lënduar rëndë në autostradë, flasin nga Policia
Një aksident i cili ka ndodhur në në autostradën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka lënë të lënduar rëndë katër persona.
Aksidenti ka ndodhur në paraditen e të dielës ku të përfshira kanë qenë tri vetura , në vendin e ngjarjes kanë kanë dalë njësitet emergjente dhe ato policore të cilat janë duke e hetuar rastin.
Rastin për FaktePlus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te perfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njesitë policore dhe ato te emergjencês”, ka thënë Hoxha.