Avdullah Hoti nga Mynih: Do t’i fuqizojmë lidhjet biznesore
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti është takuar me veprimtarë shqiptarë në Mynih të Gjermanisë, gjatë qendrimit të tij në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se do të ofrojnë mbështetje për arsimimin shqip dhe promovimin e kulturës sonë.
Ai theksoi se do të angazhohen në fuqizimin e lidhjeve biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosovë.
“Me miq e veprimtarë tanë në Mynih, të cilët i falënderoj për pritjen. Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë në organizimin më të mirë të arsimit shqip dhe të promovimit të kulturës sonë. Do të fuqizojmë në veçanti lidhjet biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosovë” ka shkruar Hoti.