Përfundon përballja Kurti-Vuçiq në Mynih
Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.
Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njëri-tjetrit.
Në panelin ku u diskutua për rajonin, morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.
Ky panel është zhvilluar me dyer të mbyllura.