Tenderi 110 milionë euro, Abdixhiku i jep afat deri në këtë ditë Betim Reçicës
Zyra ligjore e Zyrës së Kryeministrit ka konstatuar se hapja e tenderit të Ausotradës së Gjilanit ka qenë i jashtëligjshëm.
Ky projekt i inicuar, që kap velrën e 110 milionë euro, duhet të anulohet sipas opinonit të Zyrës Ligjore,
Menjëherë pas këtij rekomandimi, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku i ka nisur një shkresë sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reqica.
Abdixhiku i ka dhënë afat deri me datën 18 shkurt, të ndërmarr veprimet që i ka rekomanduar opinioni ligjor i Zyrës së Kryeministrit, shkruan indeksonline.
“Kërkoj nga ana Juaj që të ndërmerrni të gjitha veprimet ligjore në pajtim me konkluzionet dhe rekomandimin e opinionit ligjor. “Luteni, të merrni hapat e nevojshëm ligjor, jo më larg se me datën 18 shkurt 2020, deri në fund të orarit të punës; dhe të më raportoni me shkrim.”, thuhet ndër të tjera në shkresën që Abdixhku ia ka dërguar Betim Reçicës.
Tenderi ishte shpallur dy javë para se të votohej Qeveria e re./FaktePlus