Rrahim Hashimi: Mu montua zëri në video ku përmendet Xhavit Haliti
I akuzuari Rrahim Hashimi ka dalë sot para gjyqit në Prishtinë për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë së Ferizajt për mashtrim.
Gjykata e Prishtinës po e gjykon Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën akuzat për mashtrim ndaj Faton Dalladakut duke u paraqitur si njerëz të afërm të ish-Kryeparlamentarit Kadri Veselit dhe ish-deputetit të PDK-së Xhavit Halitit në përpjekje për ta ndërtuar një spital në Prishtinë.
Në këtë seancë i akuzuari deklaroi se Kadri Rexhepi nuk ka pranuar asnjë shumë në emër të pagesës apo shpërblimit rreth riblerjes së spitalit.
Por për këtë, çështje ka reaguar përsëri Rrahim Hashimi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka ripërsëritur që videoja është e manipuluar, pra e montuar.
Hashimi, ka thënë se paratë që shihen në video nuk janë për Xhavit Halitin por për një borxhli të Faton Dalladakut për njërin nga ta, sepse Faton Dalladaku iu ka shumë përsonave borxh.
Postimi i tij i plotë;
Prononcim!
Meqë jam në përfundim të procesit gjyqësor, i akuzuar nga prokuroria themelore Ferizaj, më një aktakuz të ndërtuar nga shpifjet, trillimet e Faton Dalladakut dhe ka përfunduar faza e shqyrtimit të provave dhe dëshmit të dëshmitarëve, si rrjedhoj nuk mund të pengoj apo të konsiderohet ndërhyrje në procesin gjyqësor.
Dëshiroj të prononcohem lidhur me videon e incizuar nga Faton Dalladaku e të emituar në media ku përsonalisht jam linçuar drejtpërdrejt, videoja në fjalë është e manipuluar-montuar.
Sepse prokuroria themelore Ferizaj në aktakuz edhe Faton Dalladaku në të gjitha deklarimet e tij konstatojnë se është realizu përkatësisht ngjarja ka ndodhë më 15.01.2012 ku dëgjohet ajo video, aty flitet për një takim që do të ndodhte të nesërmen dhe e nesërmja në atë video thuhet më zë se është (E premte) që është krejt e qartë dhe lehtë e verifikueshme se videoja është e montuar, sepse më 15.01.2012 është ditë (E diel ) dhe e nesërmja është (E hënë) e që ska nevojë të jesh ekspert të kuptosh që krejt fjalët që thuhen aty janë prerë e montuar sipas një skenari të caktuar. Sepse realiteti është krejt tjetër, askush nuk e ka përmend emrin e Xhavit Halitit. Parat që shihen në video nuk janë për Xhavit Halitin por për një borxhli të Faton Dalladakut për njërin nga ta, sepse Faton Dalladaku iu ka shumë përsonave borxh.
Për të gjitha shpifjet, trillimet e shantazhet e Faton Dalladakut kundër meje dhe shumë përsonaliteteve tjera publike e shtetërore. Gjatë këtij procesi mbrojtjen time të plotë do ta publikoj me datën 19.02.2020 këtu në Facebook.
Rrahim Hashimi
(Publikuar me kërkes të babit E.H)/FaktePlus