Kurti “thyen akullin” më 17 shkurt viziton varrin e Ibrahim Rugovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar aktivitetet për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Abazi tha se aktivitetet e pavarësisë së Kosovës fillojnë në mëngjes për të vazhduar në Prekaz.
Ai bëri të ditur se kryeministri Kurti do të shkojë edhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Manifestimi i ditës së Pavarësisë do fillojë në ora 8 dhe do jenë krerët e shtetit për ta ngritur flamurin e Kosovës, dhe do vazhdojmë në Prekaz, do të vendosim kurora lule te varri i Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi. Do të mbahet një seancë ku do të flasë Vjosa Osmani. Më pastaj do të vazhdojmë në kazermën Adem Jashari, ku do të flas Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Abazi tha se mysafirë do të jenë kori diplomatik dhe familjarë të dëshmorëve./FaktePlus