Enxhi Sefaj përfaqëson Kosovën në garën e Sllovenisë
Skitarja Enxhi Sefaj do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të FIS-it (Federata Ndërkombëtare e Skitarisë), “Pokal Loka 2020”, që të shtunën dhe të dielën mbahet në Skofja Loka të Sllovenisë.
Sefaj do të marrë pjesë për grupmoshën U-14, ndërsa do të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllalomit të madh.