“Vjosa Osmani, gruaja që inspirohet nga njerëzit e vdekur”
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka reaguar pas veprimeve të kryetarës së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, për largimin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi.
Ditë më parë Vjosa Osmani me të marrë detyrën si kryesuese e Kuvendit të Kosovës, në zyrën e saj kishte bërë disa ndryshime duke e larguar edhe fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.
Për këtë veprim të saj nga opozita ka pasur reagime të shumta, madje edhe gjatë seancës së parë të kryesuar nga Vjosa Osmani, deputetët e PDK-së kanë vendosur mbrapa saj një fotografi të Presidentit.
Lidhur me largimin e fotografisë së presidentit Thaçi, dhe zëvëndësimit të kësaj fotografie me atë të ish- Presidentit Ibrahim Rugova ka reaguar edhe Safete Hadërgjonaj, përmes një postimi në llogarin e saj në Facebook ajo ka thënë se Vjosa Osmani inspirohet nga njerëzit e vdekur.
Në këtë postim të Hadërgjonajt vazhdojnë edhe shumë akuza të tjera drejtuar kryeparlamentares Osmani duke e quajtur gura që shkel ligjin. Ajo gjithashtu i ka kujtuar Osmanit se kush janë heronjët e Kosovës, që ajo duhet t’i ketë inspirim.
Më posht mund ta shihni postimin e Plotë të deputetes:
Kjo gruaja qe inspirohet nga te vdekurit…
Kjo gruaja qe asnjehere ne jeten e saj nuk ka ba ndonje pune ne interes te shtetit. Kjo gruaja qe eshte ngritur duke fy e sha njerezit e sakrifices, te luftes, te lirise e te Pavaresise se Kosoves.
Kjo gruaja qe shkel, Kushtetuten e Ligjin.
Zonje, Inspirim per kete popull jane heronjet e Kosoves eshte Adem Jashari e familja Jashari, jane luftetaret e pare te UÇK te rene ne luften balle per balle me policine e Sebise Zahiri, Emondi, Hakifi, Luani, Ardiani, jane qindra heronje e deshmore, jane qindra invalid, jane veteranet, jane mijera martir te rene per liri ane e mbane Kosoves.
Nuk je mbi ligjin, grua e dashur, respekto Kushtetuten e Ligjin. Respekto vlerat e ketij vendi…