Osmani e thërret kryesinë në ora 14:00, nuk votohet ligji për komisionet
Pozita dhe opozita nuk arritën që në këtë seancë të merren vesh për formimin e komisioneve parlamentare.
Shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi fillimisht propozoi që të shkohet në pauzë, e që të mbahet një takim në mes të grupeve parlamentare.
“Propozoj që të na ftoni në takim që të shqyrtojmë të gjtiha ato që u diskutuan sot. Propozim i im konkret është që të bëjmë një pauzë që të takohemi kryetarët e grupeve parlamentare”, tha Rexhep Selimi.
Këtë propozim e mirëpritën nga LDK-ja.
“Është propozim i arsyeshëm nëse konsiderohet kështu, e përkrahi propozimin”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Mirëpo, njëjtë nuk u deklaruan nga opozita.
“Grupi parlamentar i PDK-së mendojnë që diskutimet janë hargju, dhe kërkojmë që kjo çështje të vendoset në votim”, tha Bedri Hamza nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së.
Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se as ata nuk përkrahin pauzën dhe takimin me grupet parlamentare.
“Edhe grupi jonë mendon njëjtë, që të hidhet në votim meqë diskutimet janë përfundu”, tha Haxhiu.
Haxhi Shala nga Nisma u shpreh njëjtë.
“Edhe ne mendojmë se debati u kry, duhet që të qitet në votim”, tha ai.
Në anën tjetër, Osmani propozoi që të shtyhet seanca për një ditë tjetër.
“Mbledhja e kryesisë do të caktohet ditën dhe orën e saktë se kur do të vazhdohet me votim për konstituimin e Kuvendit”, deklaroi kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Me që kjo nuk u pranua nga opozita, atëherë propozimi për komisionet parlamentare është hedhur në votim, mirëpo, nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Osmani pas dështimit të votimit ka thirrur mbledhje të kryesisë për në orën 14:00.