Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet nëse Lista Serbe është pozitë apo opozitë
Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë pozicionin e Listës serbe, nëse është pozitë apo opozitë, sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.
Haradinaj kërkoi të dijë nëse Lista serbe është pjesë e koalicionit qeverisës apo jo.
“A ka ndërhyrje të rregullores, a është në proporcion me numrin e shumicës shqiptare dhe si e cilësoni listën serbe pozitë apo opozitë, sepse nuk është e qartë”, tha ai.