Kuvendi nis seancën me këngën “Baresha”
Seanca e Kuvendit të Kosovës e udhëhequr për herë të parë nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka filluar me këngën e bilblit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës.
“Në nderim të Nexhmije Pagarushës sot do të ja fillojmë seancës me zërin e saj me njërën nga perlat e muzikës më të bukur shqipe”, deklaroi kryeparlamentarja në nisje të seancës.
Nexhmije Pagarusha, ka vdekur javën e kaluar pas një sëmundje të rëndë.
Në rend dite është themelimi dhe funksionalizimi i komisioneve parlamentare.
Në sallë sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani të pranishëm janë 103 deputetë./FaktePlus