Policia arreston edhe një grua për rastin e rrahjes së fëmijës në qerdhe
Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një edukatore duke ushtruar dhunë mbi një fëmijë në kopshtin “Cambridge Kids”. Me tu publikuar videoja nga nëna e fëmijës që ishte keqtrajtuar në kopsht kanë filluar hetimet nga organet kompetente, të cilat rezultuan se ky kopsht nuk ka licencë punë.
E si pasojë e kësaj “Cambridge Kids” është mbyllur, dhe edukatorja e cila kishte ushtruar dhunë mbi fëmijën është përjashtuar nga puna dhe më vonë po e njëjta është arrestuar.
Ndërsa e njëjta përmes një postimi në Facebook, është arsyetuar duke thënë që nuk e rrahu fëmijën.
Ndërsa për FaktePlus ka folur edhe ministrja e arsimit Hykmete Bajrami e cila kishte kërkuar nga stafi i saj që të njoftohet se cilat janë hapat që duhet ndërmarrë në lidhje me rastin.
Madje pas hetimeve të bëra përmes një njoftimi Policia e Kosovës ka treguar se lidhur me rastin edhe një e dyshuar tjetër është arrestuar nga po i njëjti kopsht.
“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe e dyshuara tjetër femër kosovare, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policicë .