Bisnesmeni i njohur: Në Kosovë po ndryshojnë vetëm shkronjat e partive, disa njerëz janë në pushtet që nga koha e Titos
Biznesmeni i njohur në Kosovë, Burim Piraj ka reaguar ndaj të gjithë simpatizantëve të partive në Kosovë, për siç ka thënë ai se sa herë shpreh mendimin e tij të lirë për ndonjë subjekt politik gjithmonë sulmohet me fjalë nga fansat e cilës do parti.
Piraj, madje ka thënë se për fjalët që i thotë edhe shumë zyrtarë që i ka pasur miq në rrjetin social Facebook e kanë fshirë nga shoqëria e kjo siç thotë ai ka ndodhur pothuajse nga të gjitha partitë, përcjell FaktePlus.
Por, thotë se tani është mësuar me këtë dhe nuk e ka problem.
Piraj gjatë ditës së djeshme ka reaguar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e pagës për vete dhe kabinetit qeveritar.
Ai ka thënë se një kryetar shteti dhe një kryeministër nuk duhet ta ketë pagën më të vogël se 5 mijë euro.
E, lidhur me këtë ka thënë se tashmë është duke u sulmuar njëjtë edhe nga simpatizantët e VV-së.
Ai thotë se siç po shihen gjërat vetëm shkronjat e partive po ndryshojnë sepse disa njerëz janë në pushtet që nga koha e Titos.
Postimi I tij I plotë:
Tani më jam mësuar dhe se kam problem!
Se kur ishte PDK në pushtet sa herë që shprehja mendim të lirë fansat e PDK-së më sulmonin me fjalë ku janë më të këqijat, shumë më largonin nga shoqëria e kam pas dhe kërcënime!
Kur erdhi LDK-ja në pushtet, ka pas dhe zyrtar të LDK-së që më kanë larguar nga shoqëria vetëm pse e thosha të vërtetën!
Kur erdhi AAK-ja edhe plotë njerëz që i kam njohur në jetën private përpara jetës virtuale më kanë larguar nga shoqëria!
Tani që ka ardhur VV-ja të njëjtat sulme vetëm pse unë kërkova të ketë kryeministri , kryetari kuvendit dhe kryetari pagën 5000 EURO gjë e cila do të më bënte nder mua dhe tërë Kosovës, edhe këta njëjtë!
Kështu ka qenë dhe në kohën e Serbisë, disa me mish e shpirt i mbanin pushtetarët Serb!
Çka të them më shumë!
E kam një shpresë se një ditë mos po vetvetëdijesohemi!
Siç po shihen gjërat vetëm shkronjat e partive po na ndryshojnë neve se disa njerëz janë në pushtet që nga Koha e Titos./FaktePlus