Kjo është vizita tjetër që Kurti do të bëjë pas Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar vizitën e fundit që e bëri në Republikën e Shqipërisë.
Ai tha se vizitën e parë e bëri në Prekaz, qyteti i parë që e vizitoi ishte Mitrovica dhe shteti i parë, Shqipëria.
Kurti konfirmoi se ai shumë shpejt ai ta vizitojë Gjermaninë, pas ftesës që ka marrë nga Kancelarja, Angela Merkel.
Këto deklarime ai i bëri në Rubikon, teksa ka folur edhe për hapat që ai i ka ndërmarrë në këto 10 ditë prej që është në krye të qeverisë.