Kurti: Do t’i bëj ftesë Thaçit për takim
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur në lidhje me një takim në mes tij dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi, duke bërë kështu me dije se shumë shpejtë do t’i bëj këtij të fundit një ftesë.
Kurti tutje ka sqaruar se për cilat tema do të bisedojë me presidentin Thaçi.
“ Do t’i bëjë ftesë shumë shpejt për takim. Do të flasim për politiken e jashtme të Kosovës, për dialogun. Kosova ka nevoje qe te ketë qëndrim konkrete për këto çështje”, ka thënë Kurti në Rubikon të KTV-së.
Ai më tutje duke iu referuar takimit të tij të parë kokë me kokë me presidentin Thaci, i cili e mandatoj Kurtin për të formuar qeverinë e Kosovës, takim ky që zgjati vetëm katër minuta, tha se takimi i ardhshëm do të jetë më i gjatë.
“Me Thaçin do te flasim e do ti shtrojmë te gjitha heshtjet ne tryezë. Takimi me Thaçi do të zgjas më shumë se katër minuta. Do të jetë shumë më i gjatë”, theksoi Kurti.