Policia gjen armatim në shtëpinë e një boshnjaku në Pejë
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale Pejë, sot ka zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, A. M. i lindur me 1988, i komunitetit boshnjak, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) pushkë automatike AK47, një (1) karikator, 10 fishekë 7.62 mm, një granatë dore M57, 1 granatë dore M52, një (1) jelek antiplumb, 1 pllakë antiplumb, dhe 1 veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit Rajonal, i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48- orë./FaktePlus