Deputetja e PDK-së: Vjosë merre Mendimin në zyrë e respektoje Rugovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur mbledhjen e dytë të Qeverisë.
Në këtë mbledhje janë marrë një mori vendimesh.
Por vendimet që bënë bujë të madhe janë ulja e pagës për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar si dhe lirimi nga detyra i të gjithë koordinatorëve.
Në mesin e këtyre koordinatorëve është edhe koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit Mendim Rugova djali i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, përcjell FaktePlus.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo duke ironizuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila fotografinë e presidentit aktual Hashim Thaçit e ka zëvendësuar me atë të ish-presidentit Rugova, ka thënë se i propozon Osmanit që Mendim Rugovën ta punësojë në kabinetin e saj.
Musliu, ka thënë se Vjosa Osmani e ka këtu mundësinë që të tregojë se inspirimin e saj me fotograinë e Ibrahim Rugovës e ka të vërtëtë apo lojë.
Postimi i saj i plotë:
I propozoj Vjosa Osmanit qe ta merr ne kabinetin e saj Mendimin, djalin e Presidentit Rugova, pas shkarkimit qe i beri sot z.Kurti. Le te tregohet respekti per Presidentin Rugova me vepra dhe jo me fjale. Nuk respektohet emri i Rugoves duke ia luftuar familjen.
Vjosa e ke mundesine qe te tregosh qe inspirimin e ke te vertete e jo loje, perndryshe na bene me kuptu qe familja Rugova se pari duhet me vdeke per me te inspiru ty./FaktePlus