Kurti shfuqizoi vendimin e Haradinajt, sa do të paguhen tani zv.kryeministrat dhe ministrat
Pagat që do të marr kryeministri dhe kabineti i tij, pas vendimit për shfuqizimin e vendimit të vitit 2017 nga Ramush Haradinaj, do të përgjysmohen.
Paga e kryeministrit para se Haradinaj të vendoste për dyfishim, ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, e që me vendimin e tij, ishte ngritur pagë bruto për 100 për qind që i binte të marr 2950 euro në muaj.
Kurti me shfuqizimin e vendimit, në mbledhjen e parë të qeverisë, do të marr pagë prej 1.500.
Zëvendës kryeministrat e Haradinajt kishin marrë pagën mujore me rritje prej 2 mijë e 500 euro. Zëvendësministrat e Kurtit, 1,356.30 euro.
Ministrat me vendimin për rritje kishin marrë pagë 2 mijë euro, 15 ministrat e Kurtit tash do të marrin pagë nga 1,270 euro./FaktePlus