Dorëzohet Agim Ademi deklarohet PRO ndryshimeve të Statuti, paralajmerohet Kuvend i ri i FFK-së
Në një takim që sot është mbajtur në zyret e FFK-së ku prezent ishin kryetari dhe sekretari i FFK-së në njërën anë dhe kryetarët e klubeve të Superligës në anën tjetër, u diskutuan çështje të ndryshme që prekin futbollin kosovarë.
Në deklaratën që Tahir Batatina ka lëshuar në emër të këshillit për reformë dhe ndryshime statutare në FFK, të përfaqësuar nga gjashtë skuadra të Superligës (KF Llapi, FC Prishtina, FC Ballkani, KF Trepça ’89, FC Drenica dhe FC Ferizaj) thuhet se: Agim Ademi deklaroi se është PRO kërkesës tonë që me ndryshime statutare të gjitha klubet e Superliges të jenë pjesë e Komiteti Ekzekutiv.
Një gjë e tillë do të bëhet në Kuvendin e ardhshëm të punës, pasi që amendamentet e propozuara nga ne janë dërguar në FIFA dhe UEFA.
Agim Ademi dhe Eroll Salihu u zotuan para nesh dhe na premtuan se të gjitha klubet e Superligës do të jenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FFK nëse jemi në harmoni me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s.
Gjithashtu edhe në njoftim që e ka lëshuar FFK-ja thuhet se, Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e klubeve të Ipko Superligës.
Me këtë rast, presidenti Ademi dhe sekretari Salihu i njoftuan përfaqësuesit e klubeve se Statuti i FFK-së së bashku me pjesën e kërkesave të përfaqësuesve të klubeve për amendamentim janë dorëzuar në UEFA dhe tashmë priten sugjerimet e UEFA-s e FIFA-s në lidhje me rifreskimin e Statutit.
Pas arritjes së sugjerimeve nga Komisioni miks i UEFA-s e FIFA-s, ekspertët e FFK-së do të bëjnë amendamentimin e Statutit, si dhe do të bëhet edhe përgatitja e raporteve financiare dhe raporteve tjera dhe në kohën më të shpejtë të mundshme do të caktohet data e Kuvendit të Punës, ku delegatët do të votojnë për ndryshimet statutare.
Bazuar ne deklarat e krereve te klubeve dhe FFK-se se shpejti pritet te mbahet Kuvendi i Punes i FFK ku pritet te votohen ndryshimet Statutare me cka do te bien te gjithe anëtarë e Komitetit Ekzekutiv te zgjedhur ne mbledhjen e Kuvendit te FFK-se te mbajtur me 27.01.2020. Kuvend i cili u percoll me shume tensione dhe ankesa te cilat edhe jane drguar ne Gjykaten Themelore per shkak te shkejeve te supozuara qe kan ndodhe me rastin e zgjedhjes se anetareve te Komitetit Ekzekutiv. Keta anetare te Komiteti Ekzekutiv nuk po njihen nga nje pjese e madhe e klubeve prandaj ata nuk ishin sot ne takim me klubet e IpkoSuperiges.