Haziri: LDK pa hezitim e nominon Isa Mustafën për president
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth zhagitjes së arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me VV-në.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk ka ndërmjetësues ndërkombëtar e as të brendshëm, por që u arrit me parime.
“Edhe pse QUINT-i ka qenë me pa zhvillimet dhe ngërçin politik, për me pa rolin e tyre ata kanë qenë neutral.
S’ka pas konsipracion politik, marrëveshja ka përfundu shumë e shëndetshme.
Problemi kryesor që s’kishte marrëveshje ka qenë mirëbesimi politik, sepse s’ka pas besim të mjaftueshëm, përkundër javëve. Ne kemi pas 19 opsione që janë diskutuar për marrëveshje. E kam dit që deri momentin e fundit ka me pas vështirësi, por e kam dit gjithashtu se do të ndodhë, ka thënë Haziri.
Sa i përket emrit të presidentit, ai ka thënë se kjo do të bëhet kur të vjen afati kushtetues.
“Kur të vjen afati kushtetues dy liderët pajtohen për emrin që shkon nga VV për president. Në kërkesën e VV-së që të zbardhet emri i presidenti, ne kemi thënë s’mund të flasim jashtë afateve kushtetuese. Edhe pse LDK pa hezitim e nominon Isa Mustafën për president, ai ka kërkuar që mos të lakohet emri i tij dhe as emra të tjerë, sepse duam të sillemi korrekt karshi marrëveshjes”.
Haziri shtoi se më 23 dhjetor është tejkaluar pengesa e postit të presidentit, po tha që i vetmi problem mund të jetë Lista Serbe.
“Jemi të sigurt që me marrëveshje e kemi eliminu rrezikun e moszgjidhjes se presidentit.
Është rrethanë rënduese, roli i Listës Serbe, sepse e kanë legjitimu kabinetin dhe kryeministrin, varet si sillen ata në këtë proces”, është shprehur ai.