Detaje për çerdhen ku u rrah fëmija, është pronë e vajzës së ish-ministrit
Kopshti i fëmijëve, më i shtrenjti në Prishtinë, është përfshirë në një skandal të martën kur një video-incizim i publikuar në media, ka shfaqur një edukatore të kopshtit duke rrahur një fëmijë.
Por, këtë rast skandaloz të rrahjes së fëmijës, çerdhja “Cambridge Kids” ka tentuar ta fshehë përmes një reagimi skandaloz. Ka përjashtuar nga puna edukatoren përgjegjëse për rastin duke tentuar t’i largojë përgjegjësitë nga firma në tërësi.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), ky kopsht privat figuron në pronësi të Gjyljeta Shalës, vajzës së ish-ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Ahmet Shalës.
E tmerrshme, dado rrah fëmijën në kopshtin “Cambridge” në Prishtinë
Ahmet Shala kishte shërbyer edhe si Ambasador i Kosovës në Japoni. Pagesa e përkujdesjes për fëmijë në këtë kopsht kushton 250 euro në muaj.