Zbulohet kazinoja sekrete në banesën e politikanit, publikohen pamjet e bastisjes
Një politikan i nivelit të lartë në Shën Petersburg ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryetar i një prefekture komunale dhe është dëbuar nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar pasi një bastisje në apartamentin e tij zbuloi një kazino.
Sipas mediave të huaja, oficerët antikorrupsion bastisën pronën e Oleg Kalyadin, me pamjet video të ndara gjerësisht në mediat sociale që tregojnë se si është thyer dera për tu futur brenda.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, brenda ishin gjetur tavolina ruletë dhe poker, si dhe aparate të tjera të lojërave fatit.
Sipas Newsweek, në vitin 2009, kazinotë ishin të jashtëligjshme në pjesën më të madhe të Rusisë, përveç zonave të përcaktuara në rajonin Altai, Krasnodar, Kaliningrad dhe Primorsky.
Вот так выглядит подпольное казино, обнаруженное в квартире главы муниципального образования: https://t.co/ToaYdkxK08 pic.twitter.com/joETPkqcIA
— 78 | НОВОСТИ (@good78news) February 8, 2020
Gjithashtu, thuhet se Qeveria ruse ka dhënë dritën jeshile për një zonë të re për kazino në gadishullin e aneksuar të Krimesë, me planet për një zonë të ashtuquajtur të lojërave të “Bregut të Artë” për të filluar funksionimin në vitin 2022.
Megjithëse Kalyadin pretendoi se po merrte me qira pronën dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda saj, ai menjëherë dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i prefekturës Vedensky në rrethin anësor të Petërbogradit të Shën Peterburgut, njoftoi agjencia shtetërore RIA Novosti.
Një burim i qeverisë lokale i tha RIA-s: “Oleg Kalyadin u tërhoq si kryetar i rrethit komunal Vedensky me vullnetin e tij të lirë”. Ai kishte qenë një deputet komunal që nga viti 2004.
Ndërkohë, faqja e lajmeve Fotanka.ru raportoi se Kalyadin gjithashtu ishte dëbuar nga dega rajonale e partisë “Rusia e Bashkuar”.