Spahiu: Mini-shengeni Ballkanik dhe makro-shengeni shqiptar, lojë fjalësh
Publicisti Nexhmedin Spahiu ka folur sot rreth vizitës së Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Shqipëri në kuadër të së cilës takoi homologun e tij, Edi Ramën.
Rreth paraqitjes së Kurtit me flamurin e Kosovës, të cilin dikur nuk e njihte, Spahiu vlerëson se nuk do të kishte tjetër alternativë.
”Nuk ka pasur një rrugë të tretë”.
”Është protokoll dhe është një gjë që dëshmon se sa ”budallakisht” i mësojmë nxënësit tonë në shkolla përmes diskursit publik ku e zhvlerësojmë flamurin kombëtar të Kosovës, duke thënë se nuk është kombëtar por shtetëror. Në planet e Ahtisarit është definuar si flamur kombëtar”.
”Në momentin kur është hartuar Kushtetuta, nuk e kanë kuptuar dallimin, por edhe se kanë kuptuar: ”Çka do të thotë fjala Komb?”, e kështu me radhë”.
”Sikur që ka bërë edhe Presidenti me rastin e urimit të Vitit të Ri edhe Albin Kurti me rastin e intervistës në televizionin publik, ka bërë shkelje të ligjit – për një shkelje të tillë më të voglën, Presidenti Sejdiu ishte shkarkuar”.
”Është shumë e qartë në ligj se cilët flamuj dhe kur duhet përdorur. Ligjin janë duke e shkelur në mënyrë shumë brutale shumë nga zyrtarët, jo vetëm nga aspekti simbolik por edhe përmbajtësor”.
Ndërsa deklaratat e sotme të të dy kryeministrave rreth çështjes së mini-shengenit Ballkanik dhe makro-shengenit shqiptar, Nexhmedin Spahiu nuk i konsideron serioze.
”Fjala makro- shengen shqiptar dhe mini shengen Ballkanik është vetëm lojë-fjalësh. Sepse nëse është ajo Ballkanik mini, ajo shqiptar është edhe më mini. Nuk është makro pra. Nuk mund të këtë një Bashkim Europian nëse ne në Ballkan ua mbyllim dyert njëri-tjetrit. Problemi është që ne akoma psikologjikisht jemi akoma në luftë me Serbinë”.
”Vetëm ata që janë më të pjekur politikisht, e shohin që lufta ka përfunduar dhe duhet të zgjidhet më në fund çështja- duhet të bëhet marrëveshja. Albin Kurti përfaqëson mendësinë e qytetarëve të Kosovës, Edi Rama përfaqëson mendësinë e qytetarëve të Shqipërisë, dhe ne duhet ta pranojmë që ka diferencë në këtë mendësi dhe duhet të pranojmë për hapat politikë që duhet ndërmarrim”.
Nexhmedin Spahiu në Info Magazine foli edhe për raportet që duhet të kenë Kryeminsitri Albin Kurti dhe homologu i tij Edi Rama.
”Do duhej të ishin partnerë politikë e nuk do duhej të kishin rivalitet. Rivalitet do duhej të quhej vetëm nëse njëri i përzihet në punë tjetrit. E kam paraparë që zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, do të acarojë marrëdhëniet Kosovë-Shqipërsi, e kjo po del me vizitën e sotme deri diku po del e qartë”.
”Shikoni Edi Ramën duke ndejtë me Albin Kurtin sa i mërrolur, e shikoni sa i buzëqeshur është kur takohet me Aleksandar Vuçiqin. Shqipëria ka dalje në det. Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë. Qëndrimi i Albin Kurtit në Tiranë, e edhe në Beograd kur do vijë koha të shkojë, janë dy provime kryesore për të”.
”Në Tiranë e ka kaluar provimin me sukses, por të shohim tash se si do ta bëjë në të ardhmen. Nëse ai arrin ta bëjë një vizitë në Beograd, kjo do të jetë historike, dhe një sukses i tij”.
Sa i përket taksës, ai thekson që nëse heqjen e saj e kërkojnë miqtë ndërkombëtarë, ajo gjë duhet të ndodhë.
”Ne duhet të mësohemi të bëjmë politikë. Duhet të vlerësojmë nëse aleatët tanë insistojnë, duhet ta heqim. Në një moment të caktuar duhet të vendoset ndoshta përsëri. Por nëse interesi kombëtar i Kosovës është me e heq taksën, e heqim”.