Vrau ish-gruan, Policia gjermane zbulon se si e kishin gjetur viktimën në makinën “Ford”
Një 32 vjeçar nga Kosova ka shokuar qytetin e Mainzit derisa dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij 33 vjeçare me disa plumba. Sipas versionit zyrtar të policisë gjermane vrasja kishte ndodhur në një prej rrugëve të Zonës së Minfeld. Pasi kishte shtënë me armë, kosovari më pas e kishte braktisur makinën e tij, derisa gruan 33 vjeçare pa shenja jete e kishin gjetur policia dhe mjeku i emergjencës
Në faqen zyrtarë të Policisë së rajonit të Rheinpfalz në Gjermani, janë publikuar detaje nga tragjedia e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit, ku një 32 vjeçar nga Kosova dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij 33 vjeçare.
E gjithë ngjarja ishte zbuluar nga një patrullë e Policisë së zonës së Worth e cila po inspektonte rrugët derisa kishin vërejtur që një makinë e tipit “Ford” ishte ndalur në zonën e Minfeld.
Siç thuhet në këtë komunikatë zyrtare, pasi ishte ndalur makina, ngasësi kishte dalë jashtë dhe në dorë kishte një pistoletë, të cilët e kishte hedhur menjëherë.
Policia i ishte afruar makinë dhe kishin gjetur një grua pa shenja jete në karrigen e pasagjerit, e cila kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Pasi mjeku i emergjencës kishte arritur në vendin e ngjarjes, kishte mundur të konfirmonte vetëm vdekjen e gruas 33 vjeçare, që siç thuhet në këtë komunikatë të policisë ka qenë ish-partnerja e kosovarit 32 vjeçar i cili edhe është arrestuar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke i vazhduar Komisioni për Vrasjen nga Inspektorati Qendror për Krime. 32 vjeçari nga Kosova të mbrëmjen e të shtunës ka dalë përpara gjykatës në Landau.
Prokurori publik pastaj kishte urdhëruar që i dyshuari të ndalohej urgjentisht. Më pas i dyshuari nga Kosova ishte dërguar në një prej qendrave korrektuese.
Hetimet janë duke vazhduar nga Zyra e Prokurorit të Landaus dhe nga Komisioni për vrasjet.
33 vjeçares gjatë ditës së djeshme i është bërë autopsia në Institutin e Mjekësisë dhe Forenzikës në Mainz. Sipas rezultateve preliminare të autopsisë, plagët e shkaktuara nga disa të shtëna kanë qenë edhe shkaktare të vdekjes.