Zyrtare: Albin Kurti ulë pagat që kishte rritur Haradinaj
Kryeministri i ri, Albin Kurti, këtë të mërkurë, do të mbaj mbledhjen e dytë të Qeverisë.
E këtu do të merret edhe një prej vendimeve të para të tij.
Këtë mbledhje, Kurti do t’ia nis duke shfuqizuar një vendim të Qeverisë Haradinaj.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, pika e parë e rendit të ditës është “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr. 04/20 së datës 20 dhjetor 2017 (ZKM)”.
Ditë më parë FaktePlus kishtë raportuar për këtë vendim që pritej ta merrte Kurti, pikërisht në mbledhjen e dytë të Qeverisë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus nga burime brenda Kryeministrisë qysh në javën e kaluar kishte kuptuar se kryeministri Kurti, shumë shpejtë do të anulojë edhe vendimin që ka të bëjë me paga.
“Kryeministri Albin Kurti këtyre ditëve pritet që ta anulojë vendimin e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj të datës 20 dhjetor të vitit 2017 ku ia rriti vetes pagën dhe një pjese të kabinetit të tij qeveritar”, kishte thënë ky burim për FaktePlus.
“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj
E kjo ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit për ngritjen e pagave të Qeverisë Haradinaj.