Ambasadori Heldt takohet me Blerim Rekën
Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Z. Christian Heldt të cilin e njoftoi për prioritetet kyçe dhe avancimin e koordinimit për agjendën evropiane.
Ministri Reka falënderoi Ambasadorin Heldt për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë për Kosovë, me theks të veçantë për përkrahjen me ngritjen e kapaciteteve për të avancuar me procesin e integrimit evropian.
Në takim u diskutua për çështjet e identifikuara në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Po ashtu u theksua se koordinimi efikas ndërmjet të gjithë faktorëve vendimmarrës në Kosovë i kontribuon avancimit.
Ministri Reka potencoi se integrimi evropian është ndër prioritetet kyçe të qeverisë Kurti.
Ambasadori Heldt uroi Ministrin Reka për detyrën e re për të udhëhequr procesin e integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës.