“Erdha në Shqipëri, por nuk jam larguar asnjëherë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar vizitën e parë në Tiranë si shef i qeverisë.
Në këtë vizitë, Kryeministri Albin Kurti ka është pritur me ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Gjatë vizitës në Tiranë, Kryeministri Kurti ka takuar edhe Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Kurti në një postim në Twitter ka falenderuar Kryeministrin Rama për pritjen dhe ka thënë se do të jetë sërish në Shqipëri, pas ka qenë gjithmonë këtu dhe nuk është larguar asnjëherë.
“Faleminderit, Edi Rama për ceremoninë shtetërore. Faleminderit Gramoz Ruçi, Ilir Meta dhe Lulzim Basha për takimet. Unë kam qenë këtu më parë, jam këtu tani dhe do të jem këtu sërish, sepse kam qenë gjithmonë këtu dhe nuk jam larguar asnjëherë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Thank you @ediramaal for the state ceremony. Thank you Gramoz Ruçi, @ilirmetazyrtar & @lulzimbasha_al for the meetings.
I was here before, I am here now & I will be here again because I was always here and I never left.
Let us work together! pic.twitter.com/ohtvr5K2C5
— Albin Kurti (@albinkurti) February 11, 2020
Në këtë vizitë, dy kryeministrat Kurti dhe Rama janë përplasur lidhur me minishengenin ballkanik.
Kryeministri Kurti ka thënë se “ky takim është më shumë për makroshengenin shqiptar sesa minishengenin ballkanik”.
Ndërkaq Edi Rama i ka reaguar duke thënë se “S’ka makroshengen shqiptar, pa minishengen ballkanik”.