Fatura e dyshimtë e KEDS-it, biznesmeni i njohur jep një sqarim
Njëri prej biznesmenëve të njohur në Kosovë e që është njëri prej pronarëve të kompanisë “Meka Halal Food”, Pirro Pirraj e ka denoncuar KEDS-in për vjedhje në fatura të energjisë elektrike.
Këtë denoncim Pirraj e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me ç’rast ka treguar se si në faturë i janë shtuar disa euro pa asnjë mbulesë.
Ai ka fotografuar faturat që i ka pranuar nga kjo kompani për pagesën e shfrytëzimit të energjisë elektrike dhe aty shihet se si shuma e caktuar për pagesë është fryrë në fund.
E, pas këtij denoncimi ka reaguar KEDS-i duke thënë se e vërteta lidhur me pretendimet e biznesmenit Pirraj, është ndryshe.
“Pas kontrollimit të kalkulimit të faturave të kontestuara nga konsumatori KEDS konstaton se gjithçka është në rregull në këtë kalkulim. Diferenca prej 3.21 euro që aludon konsumatori është një faturë e muajit 12-2019 që nuk është paguar nga konsumatori. Pra, atij i është lexuar fatura cdo 21 të secilit muaj”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
KEDS-i reagon ndaj biznesmenit kosovar që i denoncoi ata për vjedhje
Mirëpo, përsëri sot ndaj KEDS-it, ka reaguar Pirraj.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pirraj ka shkruar se asnëjehrë dhe për asnjë moment nuk është qëllimi I tij dhe I biznesit të tij që të dëmtohet dikush padrejëtsisht.
“Asnjëherë dhe në asnjë moment nuk është qellimi i imi dhe i biznesit që unë e përfaqësoj të dëmtohet ndokush padrejtësisht. Arsyet se pse kam reagu ndaj KEDS-it janë të shumta, pasi që ne si biznes i kryejm obligimet tona me kohë dhe çmimi që ne e paguajmë për rrymë, është çmim për rrymë 24/7 220 volt, e që shumë herë nuk ndodh të jetë kështu!”, ka shkruar Pirraj.
Sipas tij, kompania e tyre asnëjherë të vetme nuk ia ka ndaluar KEDS-it e as ndonjë institucioni qasjen në objektet e tyre.
“Për sa i përket rastit në fjal, në demantimet nga ana e KEDS-it, thuhet që tarifa prej 3,21 euro është tarif fikse pasi që në momentin e faturimin agjenti ska pas qasje!!
E thëmë me përgjegjesi të plotë që ne si kompani asnjëherë të vetme nuk ja kemi ndalu as KEDS-it e as ndonjë institucioni tjetër qasjen që objektet tona, njëkohësisht mundohemi që ti përmbahemi me përpikëmri ligjit të punës i cili na obligon që punëtori të punoj 40 orë në javë, e në rastin konkret orari i punës është nga e Hëna në të Premtë nga ora 07 deri më 15 dhe në çoftëse agjenti vjen pas orarit të punës, ose në vikend ne nuk mbajmë përgjegjesi!”, ka shkruar Pirraj në reagimin e tij.
Më tej ai ka treguar edhe faturat që I ka pranuar nga KEDS-i e që të dyja kanë qenë të njëjta.
“Në kartelën të cilën e kam pranuar nga KEDS-i shihet qartë që në kohët e fundit i kam pas dy faturime në vlerë 3,21 euro, nga të cilat i kam paguar që të dyja, mirëpo për këto faturime unë nuk kam pranuar faturë e as skam qenë një njohuri se për çka bëhet fjalë!
Krejt çka kam bërë unë, është se dyshimet e mija të bazuara në dokumente të KEDS-it i kam bërë publike!
Më posht e gjeni kartelën të cilën e kemi pranuar nga KEDS-i ku në anën e majtë janë faturimet, në mes pagesat dhe në anën e djatht bilanci./FaktePlus