Rama: Kosova prioritet mbi prioritetet, themelore gadishmëria për heqjen e kufirit mes dy vendeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim me ceremoni shtetërore kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Pas, takimit kryeministri Rama ka treguar se kanë biseduar ppër thellimine bashkëpunimit, duke shtuar se janë dakorduar që të fillojnë punimet për mbledhjen e dy qeverive, raporton FaktePlus.
“Më vjen mirë që kemi pasur një komunikimim të hapur, të rëndësishëm, intensiv për atë ku jemi dhe ku duam ti qojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtëis të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë dhe gadishmëri të plotë reciprokisht.Kemi rënë dakord që të fillojmë punimet për mbledhjen e dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër. E fundit ishte në Pejë, një vacuum mbledhjeve na bënë q ëtë bëjmë një mbledhje sa më productive”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kosova për Shqipërinë mbette prioritet i prioriteteve.
“Kemi diskutaur edhe për procesin e Berlinit dhe do të vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e katër lirive themelore të BE-së në rajonin tonë ku për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radh ëtë parë, e pastaj lëvizjen e plotë të mallrave nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmës dhe njerëzve tonë. Është themelore që të jemi të angazhuar dhe të qartë në çdo hap për të hequr kufririn në me stë dy shteteve dhe për ta bërë një hapësirë të përbashkët lëvizje, bashkëpunimi e zhvillimi. Ne jemi 100 për qind në mbështetje të Kosovës në të gjithë betejën për ta quar para procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit t të plotë përfundimtar si shtet sovran dhe në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”, ka thënë Rama./FaktePlus