Kurti tregon se a do të jetë Kosova pjesë e takimit të radhës së mini-shengenit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edia Rama, nuk ka dashur të deklarohet se a do të jetë Kosova pjesë e takimit të ardhshëm të procesit të mini -shengenit ballkanik.
Kurti, ka thënë se kanë biseduar për këtë por shumë shkurtimisht, raporton FaktePlus.
Sipas tij, takimi i tyre më shumë ishte për makro shengenin shqiptar se sa për mini-shengenin ballkanik.
“Ky ishte takimi ynë i parë, ka edhe shumë tema të cilat do t’i trajtojmë dhe mund të them që kjo ishte një temë që e trajtuam por shkurtimisht. Takimi ynë ishte më shumë për makro shengenin shqiptar se sa për minishengenin ballkanik’, ka thënë Kurti./FaktePlus