26 të arrestuar brenda 10 ditëve në Ferizaj
26 persona janë arrestuar brenda 10 ditëve në komunën e Ferizajt, pas urdhëresave që kishte lëshuar Gjykata Themelore e kësaj Komune.
Personat e dënuar janë dërguar në vuajtje të dënimit. Dënimet e dhëna nga gjykata kanë filluar nga 20 ditë deri në 1 vit e 6 mauj dënim.
Madje Gjykata ka apeluar që qytetarët të shlyejnë obligimet ligjore në afat më të shkurtër.
“Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 Janari 2020 deri më sot, Stacioni Policor i Ferizajt, në bashkëpunim me njësinë për reagim të Shpejtë ka arrestuar gjithsej 26 persona . Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ( kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 2o ditë deri 1 vit e 6 muaj) . Apelojmë tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtë ti shlyejnë obligimet e tyre ligjore”, kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.