Qëndron Kastrati padit 23 prindër në Kamenicë
Drejtoria për Arsim e Komunës së Kamenicës, ka paditur 23 prindër për moszbatim të reformës në arsim.
Prej afro një viti, reforma arsimore, e ndërmarrë nga Kastrati po refuzohet nga banorët e fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc dhe Krilevë.
Faza e dytë e reformës ka nisur në javën e dytë të janarit të këtij viti në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë dhe në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin.
Me këtë plan, nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) është paraparë që mësimin ta vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë poashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë. Përderisa sipas tij shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit.