Kështu erdhën dyshimet ë QKUK për coronavirus rreth një pacienteje me ethe dhe kollitje
Në Kosovë ende nuk ëshë paraqitur asnjë rast me virusin kinez ‘coronavirus’. Por dyshimet e para për një rast me prekje nga nje virus i tillë kishin ardhur pasditën e 8 shkurtit të këtij viti. Për këtë rast u morën mostrat e nevojshme si dhe u kryen analizat në laboratorët e Institutit të Mekësisë Ligjore në Prishtinë. Por rezultati për fat të mirë doli të jetë negativ.
Panik dhe shok ka shkaktuar një rast i paraqitur si i dyshimtë në QKUK me coronavirus gjatë së shtunës në Kosovë, Express.
Në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës rreth orës 17:00 të pasditës në mënyrë vullnetare ndaloi një grua, shtetase e Britanisë. Me kollitje të lehtë dhe ethe ajo po dyshonte se është prekur nga virusi kinez, ‘corona’.
Këto dyshime ajo i kishte bazuar pas një vizite që i kishtë bërë një qendrejeje të skijimit në Francë. Aty ku një ditë më para u paraqitën disa raste me virusin corona.
Me t’u paraqitur pranë Klnikës Infektive të QKUK’së, kjo zonjë u hospitalizua dhe izolua nga ana e infektologëve të QKUK’së. E gjithë kjo deri në marrjen e rezultateve nga mostrat që tashmë ishin dërguar për analizë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë.
Ndërkohë në ambientet e QKUK’së, vecse kishin arritur zyrtarë të IKSHP’së por edhe vetë Ministri i Shëndetësisë në Kosovë.
Detaje për rastin u dha disa orë pas dyshimeve për coronë nga vetë ana e IKSHP’së.
“Sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe e njëjta ka qëndruar në një qendër skijimi në Mont Blanc, Francë, para disa ditësh. Pacientja është vizituar nge ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë”, thuhej në njoftimin e ISHKP’së.
Por në një prononcim për mediat nga ana e Minsitrit të Shëntësisë Arben Vitia si dhe zyrtarëve të IKSHP’së, e Klnikës Infektive të QKUK’së, u tha se për rezultatet nëse kjo zonjë u prek nga virusi ‘corona’ ose jo, do të duhet që të pritet edhe për disa orë.
Rreth tri orë më pas, diku para mesnatës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik shuajti frikën duke konstatuar se mas analizave të detajuara, ky rast rezulton të jetë negativ.
Si pasojë, rezultatet laboratorike kanë treguar se pacientja e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën dyshimet se mund të ishte e infektuar me koronavirus kanë dalë negative.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B”, përfundon njoftimi.
Pacientja e shtrirë në QKUK, ishte shtetase e Britanisë së Madhe e cila vetë kishte shfaqur dyshime se ishte infektuar me virusin e ri.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Epiqendra e këtij virusi është në qytetin Vuhan të Kinës.
Numri i viktimave në Kinë është rritur nga 86 në ka shkuar në 813 të dielën, sipas autoriteteve.