Pacolli tregon se kush është personi më i lumtur për ndryshimin e Qeverisë
Të hënën bëhen një javë që kur në Kuvendin e Kosovës është votuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin.
Qeveria u formua pothuajse pas katër muaj prej se kur ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan FaktePlus.
E, duke parë gjithë këtë zvarritje jo vetëm figura të larta në vend por edhe qytetarë të shumtë kërkonin që sa më shpejtë Kosova të formojë institucionet e saj.
E, për këtë sot ka shkruar edhe ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi ai ka thënë se më i lumturi për ndryshimin e Qeverisë është djali i tij.
“Kush është më i lumtur për ndryshimin e qeverisë? Fëmijët e mi, sidomos Diari. Më shumë kohë me babin thonë. 😀”, ka shkruar Pacolli në Facebook./FaktePlus