Vozitje e çmendur në ‘Rrugën B’, rrezikohet jeta e kalimtarëve
Një kosovar me veturën e tij BMW të llojit ‘E34’ është bërë hit në rrjetet sociale.
Kjo për shkak se bën ‘drift’ në Prishtinë, saktësisht në ‘Rrugën B’, transmeton Indeksonline.
Në rrjetet sociale ka pasur komente të ndryshme, nga kritikat se si ka rrezikuar jetën e qytetarëve e deri tek komplimentet për vozitjen e bërë.